6 shenja që tregojnë se po i lani flokët shpesh

auto_washing-hair_1024-650x3581556220010-750x430-1.jpg

Shumë prej nesh e kanë bërë zakon larjen e flokëve çdo ditë dhe shumë të tjerë mund t’i lajnë një herë në javë. Megjithëse larja e tyre për ditë duket se ndihmon për t’i mbajtur më të pastër dhe të shëndetshëm, në fakt është e kundërta.

Do të vini re se flokët do t’ju bien më shumë se zakonisht
Ndërsa është krejt normale të humbasësh pak flokë në dush, larja e tyre shumë shpesh dhe përdorimi i tepërt i shampos mund të ndikojë në rritjen dhe rënien. Larja me shampo heq vajrat natyralë të prodhuar nga skalpi duke ndikuar në mikrobiomën e tij. Kur skalpi nuk është në ekuilibër, parandalon rritjen e flokëve të reja, i bën treskat tuaja më të brishta, duke shkaktuar humbje të flokëve.

Krijohen maja dyshe
Zakoni i larjes së flokëve çdo ditë mund të shkaktojë maja dyshe. Flokët e lagur janë tepër të brishtë dhe të prirur për t’u thyer, kështu që sa më shumë që t’i lani, aq më shumë shance ka që krijohen maja dyshe.

Flokët duken më të yndyrshëm se zakonisht
Megjithëse shampoja supozohet se i lë flokët të pastër, ajo në fakt mund t’i bëjë më të yndyrshëm. Larja e shpeshtë bën që skalpi të mbiprodhojë vaj për të rehidruar. Larja e flokëve më rrallë është në fakt një çelës për t’i mbajtur të pastër për më gjatë, dhe mund t’i “stërvitni” gjëndrat tuaja të vajit për të prodhuar më pak vaj.

Flokët duken më pak të shkëlqyeshëm
Nëse filloni të vini re se flokët e kanë humbur shkëlqimin, ka shumë mundësi të jetë nga larja e shpeshtë. Mungesa e vazhdueshme e lagështisë ndikon tek struktura e tyre dhe i bën të pajetë. Përveç heqjes së vajrave nga flokët, larja e shpeshtë me shampo çon në grumbullimin e mbetjeve, duke i bërë flokët të duken pa shkëlqim.

Ngjyra e flokëve zbehet më shpejt
Nëse i keni lyer flokët, boja do të dalë më shpejt nëse i lani flokët shumë shpesh. Larja e tyre me shampo mund ta zbehë ngjyrën, prandaj rekomandohet që t’i lani çdo 2-3 ditë dhe të përdorni produkte posaçërisht për flokë të lyer.

Flokët ngatërrohen më lehtë
Nëse i lani flokët përditë, kutikula qëndron e hapur dhe për pasojë bëhet më e thatë dhe e brishtë. Nga ana tjetër, mund të shkaktojë ngatërrim të flokëve, dhe kur i lani, i dëmtoni edhe më shumë flokët tuaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303