600 të burgosur izolohen në shtëpi, ja sa vite burg shtesë pësojnë nëse kapen në rrugë

6909ebf445ee3c9f180be25a8269fd00_L.jpg

Plot 600 të burgosur do të izolohen në shtëpi, ky vendim u mor pas shpërthimit të koronavirusit në vendin tonë. Mirëpo, nëse dikush kapet i lirë në rrugë, rrezikon 5 vite burg shtesë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thënë se do të përfitojnë rreth 600 të burgosur, të cilët duhet të plotësojnë disa kushte.

Ata që do të përfitojnë duhet t’u kenë mbetur 3 ose më pak vite burgim, të mos jenë dënuar për vepra të rrezikshme penale dhe të mos jenë nën hetim për vepra të tjera.

Gjithashtu do të përfitojnë edhe të burgosurit që u kanë mbetur 5 ose më pak vite burgim, por duhet të jenë mbi 60 vjeç ose me sëmundje kronike.

scroll to top