613 kg kokainë, Arbër Çekaj ekstradohet nga Gjermania, mbërrin në burgun 131

arber-cekaj-780x405-770x405.png

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë. Ai mbërriti në burgun 313 rreth orës 13:30.

Lajmi u bë i ditur nga zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në deklaratë për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

“Klienti im ka mbërritur në orën 10:00 ne Tiranë. Ka  refuzuar kërkesën për azil në Gjermani” u shpreh avokati Haxhia për RTV Ora.

Sasia e lëndës narkotike u kap më 27 shkurt 2018 në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj.

Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303