TË FUNDIT

613 kg kokainë, Gjykata lë në burg Arbër Çekajn, avokati: Ka pasur vetëm banane, hetoni këtë person…

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin ‘arrest me burg’ të dhënë në mars të 2018 për Arbër Çekajn, pronari i ngarkesës me banane ku u kapën 613 kg kokainë.

Avokati Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë. Sipas avokatit Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari i kontenierit ka qenë tjetër person dhe ai duhet hetuar. Arbër Çekaj sipas avokatit nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Biznesmenit Çekaj u ekstradua më 19 shtator nga Gjermania. Ai u arrestuar në Gjermani, ku zhvilloi një betejë të gjatë gjyqësore me autoritetet gjermane, betejë të cilën pritet të nisë javën e ardhshme me autoritetet shqiptare. Do të jetë një betejë e gjatë, pasi ai është dyshuar edhe më parë për trafik droge, për një sasi të kapur në Ekuador.

Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat