TË FUNDIT

8 shqiptarë kapen në dhomën e motorit të anijes, synonin Anglinë

8 shqiptarë të cilët ishin nisur për të kaluar ilegalisht për në Irlande nëpërmjet një anijeje janë kapur në gjysmë të rrugës dhe janë kthyer mbrapsht.

Anija ishte nisur nga qyteti i Rouen në Francë me destinacion Dogheda në Irlandë, gjatë udhëtimit stafi ka vënë re emigrantët e fshehur në dhomën e motorit. Pasi janë njoftuar autoritetet, anija është kthyer në qytetin Cherbourg të Francës.

Emigrantët shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve franceze dhe anija është nisur sërish drejt Irlandës.

Vitet e fundit, Anglia është kthyer në ëndrrën e shumë shqiptarëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e saj në mënyrat më të ndryshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat