fbpx

8 viktima dhe 68 raste të reja me COVID në Kosovë

Screenshot_3-21.jpg

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 8 viktima si pasojë e COVID-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 68  raste të reja të infektuara me këtë virus.Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 323 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Njoftimi i plotë:Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303