80 të vdekur nga koronavirusi, thirrja e fortë e autoriteteve shqiptare

Koronavirusi në Kinë po përhapet në mënyrë të frikshme. Deri më tani numri i të vdekurve nga kontravirusi ka arritur në 80, ndërsa të infektuar zyrtarisht janë 3000 persona.  Ambasada shqiptare në Pekin përmes një njoftimi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kinë që të njoftojnë identitetin, vendndodhjen dhe aktivitetin në mënyrë që t’u ofrohet mbështetje dhe të ndiqen në rast situatash me risk të lartë shëndetësor siç po ndodhin aktualisht.

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Pekin.