TË FUNDIT

Rrëzohet nga motoçikleta, vdes 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Cërrik. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (16 prill 2019) në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas.

Policia bën me dije se shtetasi B.L., 50 vjeç,  banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin  e drejtimit dhe është rrëzuar.

Për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat