Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Levan-Fier, ku dy mjete janë përplasur.
Automjetet njëri tip ‘Benz’ dhe tjetri tip’Toyota’ janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

