Familjarët e 25-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë janë shprehur të shokuar. Ata janë shprehur për mediat se kardiologur ka arhdur me shumë vonesë në sallën e lindjes.
“Kardiologu erdhi me vonesë. Vajza shfaqi komplikacione dhe kardiologu u vonua. Nuk i bënë kontrollet e nevojshme. Mjekët kanë treguar pakujdesi,”- mësohet të kenë thënë familjarët.
Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë.

