Ka ardhur reagimi i spitalit Rajonal të Elbasanit në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova pas lindjes së saj të parë.
Me anë të një deklarate, spitali bën me dije se stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës kanë akuzuar fortë mjekun, ku janë shprehur se ka ardhur me vonesë për të dhënë ndihmën ndaj 25-vjeçares.
Rexhina Debrova vdiq 1 orë pas lindjes së saj të parë pas një arresti kardiak, ndërkohë fëmija gëzon shëndet të plotë./real-news.tv

