Nga dëshminë e Alkond Bengasit që ka tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, policia zbuloi përfshirjen e dy personave nga Kosova në grabitjen e Rinasit.
Nuk dihet ende se cili ka qënë roli i tyre në këtë ngjarje, por Alkond Bengasi ka pranuar se në drekën mes tij e Admir Muratajt, por edhe dy kushërinjve të tij nga Elbasani, Klement Çala dhe Eldi Çala kanë qenë edhe dy kosovarët, që i njihte me pseudonimin “Tani” dhe “daja”.
Pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet kosovare për të identifikuar dhe arrestuar 2 personat, që dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen e 9 Prillit.
Më herët kur u arrestuan katër personat e parë për përfshirjen në ngjarje “BalkanWeb” mësoi se banda e grabitësve lëvizte mes Tiranës e Prishtinës dhe kthehej në një bazë në Elbasan dhe një tjetër në Tiranë, diku në zonën e Freskut.
Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor” janë 5 deri më tani të arrestuarit për ngjarjen:
Alkond Bengasi
Renaldo Sula
Oltian Veseli
Saimir Çela
Elton Pikli

