Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një minator në Bulqizë ka gjetur vdekjen.
Bëhet me dije se aksidenti tragjik që i mori jetën punëtorit ka ndodhur në minierën e fshatit Tërnovë.
Mësohet se i vdekuri është Fadil Stojku, i cili dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e gazrave helmuese të prodhuara brenda në minierë.
Përveç 50-vjeçarit të vdekur, mësohet se një tjetër minator ka mbetur i plagosur.
Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv

