Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në qytetin e Krujës, ku bëhet me dije se kanë nisur kontrollin në banesat e dy prej grabitësve të shumës prej 10 milionë eurove në Rinas.
Aksioni i autoriteteve ka target banesat e Oltion Veseli dhe Elton Piklit, të cilët u ndaluan pak ditë më parë nga policia.
Më tej, policia është përqendruar edhe në dyqanin e kasapit të Elton Piklit në Krujë.
Mes 5 grabitësve, ditën e djeshme u bë i ditur edhe identiteti i femrës që ndihmoi në supergrabitjen në Rinas./real-news.tv

