I ftuar në Report Tv gazetari Artan Hoxha, i pyetur se ç’do të ndodhë tani në Shkodër, ai tha se aksioni i sotëm i policisë i ka dhënë një mesazh pozitiv qytetarëve atje.
Çfarë pritet të ndodhë në Shkodër?
Artan Hoxha: “Autorët e kësaj vrasjeje i di e gjithë Shkodra. Mesazhi më i mirë sot i është dhënë qytetarëve të Shkodrës. Që të kenë besim dhe të vazhdojnë të ndihmojnë forcat e rendit, sidomos në luftën kundër krimit.
Shkodra duhet të kishte një mesazh që ligji ekziston. Minimalisht kriminelët që nga ky moment kriminelët duhet të fshihen, nëse s’janë ende në burg

