Një 40 vjeçar nga burgu i Fierit ka mbërritur i vdekur në spitalin e këtij qyteti pak minuta më parë. Nga informacioni paraprake bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri, 40 vjeç.
Mësohet se ai ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore, raporton BalkanWeb.
Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.

