TË FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri pa leje dhe kanabis, dy në pranga

Dy të rinj kanë rënë në pranga ditën e sotme, pasi janë kapur me armë zjarri pa leje si dhe kanabis me vete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Fierit, ku dy 22-vjeçarët nga Durrësi kanë tentuar t`i largohen policisë.

Ata kanë qarkulluar me një automjet në orët e para të mëngjesit, ku policia ka dyshuar për lëvizjet e tyre.

Menjëherë, autoritetet kanë arrestuar dy të rinjtë, ndërkohë ka shpallur në kërkim një person të tretë i cili u largua shpejt nga vendngjarja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të rinjve, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat