TË FUNDIT

Ku shkuan germat e Teatrit Kombëtar, kërkohet hetim nga prokuroria

Heqja gjatë natës e germave që shkruan Teatri Kombëtar në godinën e institucionit mbetet ende një mister.

Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar të gjenden përgjegjësit e këtij akti.

Aktivisti Ervin Goci, shprehet se komuniteti i aktorëve ka gati kallëzimin që do të dorëzohet në Prokurorinë e Përgjithshme. “Fajtori është ai që e ka bërë, por edhe institucioni që duhet ta ruante, prandaj duhet vajtur në Prokurori. Dhe ne prandaj vendosëm që të shkonim në Prokurori dhe jo thjeshtë tek policia”, tha ai.   /real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat