Pritet të jepet sot masa e sigurisë ndaj dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars.
Gjykata e Shkodrës këtë të hënë është rrethuar nga forca të shumta policie. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, ndërsa kanë mohuar në mënyrë kategorike akuzat në adresë të tyre.
Për këtë ngjarje një prej dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Lici për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.

