TË FUNDIT

Masakrimi i gruas në banesë në Memaliaj, detaje të reja

Janë zbardhur disa detaje të reja lidhur me vrasjen e 53-vjeçares, Antoneta Hoxha mëngjesin e sotëm.

Kryeplaku i fshatit Vagalat, Hodo Hoxha ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku tregon se ka shkruan në banesën e familjes Hoxha rreth orës 04:00.

Ai thotë se viktima ishte çarë në kokë, por nuk dihet me saktësi nëse e ka vrarë bashkëshorti i saj.

“U ngritëm shkuam dhe e pamë, e kishte mbuluar gjaku. Mos e kapni me dorë tha (burri) se e kanë vrarë. Nuk e di a e ka vrarë ai. Nuk kishin probleme më parë. Kemi hyrje dalje, ishin të qetë. Kur erdha unë në orën 04:00 ishte mbuluar në gjak, e çarë në kokë”, tha ai./ Real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat