TË FUNDIT

Memaliaj/ ‘E vrava unë’, burri rrëfen si goditi për vdekje bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm Memaliajn, ku një 53-vjeçare u gjet e vrarë në banesën e saj.

Menjëherë dyshimet ranë mbi bashkëshortin e saj, i cili nuk pranoi aspak krimin.

Por gjatë momentit të marrjes në pyetje në polici, Skënder Hoxha ka treguar të vërtetën duke rrëfyer se e ka vrarë ai bashkëshorten e tij.

“”E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste”, tha ai.

Ai ka treguar se e ka goditur Antoneta Hoxhën me levën e kazanit të rakisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat