Ka pasur një krisje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Haradinajt pas samitit që u zhvillua në Berlin më 29 prill.
Rama tha se Haradinaj ka ‘gënjyer për të dalë burrë i mirë para popullit të vet’, ndërkohë sot Haradinaj i është përgjigjur Ramës në mënyrë jo të drejtpërdrejtë lidhur me situatën.
“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi “Rrno për me tregue”. Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.
Duhet theksuar se Haradinaj është shprehur se Rama dhe Thaçi i kanë ushtruar presion për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë./real-news.tv

