TË FUNDIT

Bllokohen nga protesta, shikoni çfarë bëjnë maturantët nga Kosova

Një grup studentësh nga Kosova janë bllokuar në autostradën e Kukësit për shkak të protestës së nisur nga opozita prej orës 18:00.

Siç shihet dhe në foto, studentët që kanë qenë për ekskursion në Shqipëri duket se e kanë kaluar lehtë situatën me rrugën e bllokuar dhe ia kanë marrë valles.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka nisur prej orës 18:00 bllokimin e gjithë akseve kryesore në 12 qarqe të vendit, ndërsa kanë lajmëruar se tubimi do të mbyllet në orën 20:00.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat