TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Peqin, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Dy persona kanë humbur jetën, e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur te “Kryqëzimi i Gjocaj”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar dy viktima dhe dy të plagosur.

Identitetet e viktimës nuk dihen ende, ndërsa mësohet se të plagosurit janë: Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Një nga të plagosurit e aksidentit sillet nga ambulanca në Spitalin e Peqinit.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat