Facebook ka njoftuar se ka bllokuar disa llogari të personaliteteve të profilit të lartë për shkeljen e ndalesës së rrjetit për “individë të rrezikshëm”, ka njoftuar kompania.
Llogaritë e fshira nga Facebook përfshijnë edhe faqen Infowars të Alex Jones i cili shumë shpesh ka postuar teori konspirative.
Facebook njoftoi gjithashtu se e ka bllokuar Paul Nehlen, një supremacist i bardhë i cili ka kandiduar për Kongres në vitin 2018. Në këtë masë të rrjetit social është përfshirë edhe Louis Farrakhan i cili udhëheq një grup religjioz të quajtur “Kombi Islam”. Ai është bllokuar në Facebook pasi ka përdorur gjuhë ofenduese ndaj hebrenjëve.
Kompania ka bërë të ditur se do të bllokojë çdo llogari, faqe, grupe dhe ngjarje që lidhen me këta individë, si në rrjetin e saj kryesor social Facebook, ashtu dhe në aplikacionin e tij, Instagram.
Zëdhënësi i Facebook tha se faktorë të tillë përfshijnë nëse personi apo organizata ka bërë thirrje për dhunë kundër individëve bazuar në racën, përkatësinë etnike ose origjinën kombëtare; nëse personi është identifikuar me ideologji urrejtëse; nëse ata përdorin gjuhën e urrejtjes ose shpifjet në profilet e tyre në mediat sociale; dhe nëse ata kanë pasur faqe ose grupe në Facebook ku kanë shkelur rregullat e gjuhës së urrejtjes./real-news.tv/

