Ndërsa merrni vitamina të ndryshme përmes pemëve e perimeve, mund të mos i dini përfitimet e tyre.
Në qoftë se dimë çka është e nevojshme për lëkurën tonë, regjimi për një lëkurë më të shëndetshme do të jetë më i lehtë.
Sipas ekspertëve është e nevojshme që të ushqejmë lëkurën me këto vitamina në mënyrë që të kemi shkëlqimin natyral.
Vitamina C
Është antioksidant i fuqishëm, përmban materie mbrojtëse ndaj rrezeve UV, mbron dhe riparon lëkurën, rrit nivelet e kolagjenit si dhe ulë pigmentimin.
Vitamina A
Vitamina A, luan role të ndryshme për mirëmbajtjen e lëkurës. Ngrit nivelet e kolagjenit, ulë inflamacionin, ulë pigmentimin, gjithashtu ndihmon në kontrollimin e prodhimit të yndyrës në lëkurë.
Vitamina B
Përveç që mund të përdoret si tretman ndaj akneve, vitamina B luan rol kryesorë zbardhjen e lëkurës. Në qoftë se përdorim rregullisht shohim efekte relativisht të mëdha në uljen e hiper-pigmentimit të lëkurës.
Vitamina E
Vitamina E është një tjetër antioksidant i fuqishëm që ndihmon në hidratimin e lëkurës. Përveç kësaj parandalon plakjen e parakohshme.
Vitamina K
Kjo vitamine është esenciale sa i përket koagulimit të gjakut, dhe ndihmon që lëkura juaj të duket më e re.
Mineralet
Mineralet si zinku dhe sulfuri veprojnë kundër inflamacioneve dhe baktereve. Të dyja këto janë shumë të mira në qoftë se keni lëkurë të yndyrshme.

