TË FUNDIT

Seriali që ndikon mirë në shëndetin mendor

Psikologu klinik Mark Hester zbuloi  se pas një përvoje mbi 20 vjeçare me pacientët që vuajnë nga ankthi,  mes faktorëve të tjerë është shikimi i programeve televizive si “Friends” apo “Big Bang Theory” gjëja që u ndihmon atyre personave.

Ankthi është sistem alarmi i mendjeve njerëzore, i cili shërben si indikator se diçka është duke shkuar gabim dhe zakonisht është rezultat i ndjenjave të papërpunuara dhe të mbajtura brenda.

Nëse ato ndjenja nuk mund ta gjejnë një mënyrë për t’u shprehur, atëherë aktivizohet sistemi i alarmit dhe zakonisht kjo nuk është gjë e kënaqshme për personin që vuan nga ankthi.

Eksperti Hekster thotë se pasqyra e problemeve të personazheve në serial mund t’i furnizojë njerëzit me një ndjenjë komforti dhe ikje nga gjërat e këqija.

Personazhet e serialit  ‘Friends’ vazhdimisht kanë brenga të cilat zgjidhen e tejkalohen, duke u treguar njerëzve se janë probleme të zakonshme dhe që gjërat do të bëhen më mirë. /real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat