Një tregtar veshjesh është lidhur me litar nga një çift bashkëshortësh, të cilët e kanë dhunuar dhe grabitur mbrëmë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit, ku çifti ka rrahur Skënder Beqirin, ku më pas i kanë vjedhur një sasi parash dhe sende me vlerë.
Ata e kanë kërcënuar 75-vjeçarin dhe e kanë dhunuar, ku gjendja e tij ka qenë mjaft e rënduar.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij vijon të jetë po e njëjtë./real-news.tv

