TË FUNDIT

Liderët evropianë mblidhen në Rumani, zotohen të mbrojnë demokracinë

Liderët evropianë kanë marrë pjesë në një samit joformal që po mbahet në Rumani para zgjedhjeve evropiane.

Kryeministrja britanike, Theresa May, nuk ka qenë pjesë e samitit, ku liderët evropianë kanë diskutuar të ardhmen e BE-së, pas largimit të Britanisë nga ky bllok.

Ky samit është duke u zhvilluar vetëm dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve evropiane, proces i cili rrezikon të rezultojë me rritje të partive populiste dhe atyre euro-skeptike.

Përmes një deklarate, liderët  evropianë kanë shprehur përkushtimin e tyre për të kryer reforma në disa fusha dhe për të mbrojtur demokracinë e sundimin e ligjit.

Në këtë takim është miratuar një deklaratë me 10 pika, të cilat për disa diplomatë në Bruksel janë konsideruar si “10 komanda” për Komisionin e ardhshëm Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë mënyrën tonë të jetesës, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, është thënë në deklaratë.

Pas miratimit të deklaratës, liderët kanë nisur diskutimet për një “agjendë strategjike”, të udhëhequr nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ky dokument do të diskutohet edhe në një tjetër samit që pritet të mbahet në fillim të muajit qershor, për të diskutuar se si rezultati zgjedhor do të ndikojë në strukturën e re të Komisionit Evropian.

Megjithatë pavarësisht nënshkrimit të deklaratës së përbashkët, liderët e bllokut evropian mbështesin ide të ndryshme.

Presidenti francez, Emmanuel Macron është duke bërë fushatë për ambientin dhe klimën, ndërsa kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk po arrin pajtueshmëri me kolegët e tij sa u përket çështjeve të emigrimit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat