TË FUNDIT

Godet në shtëpi 41-vjeçaren, arrestohet i riu i dënuar për dhunë

Policia Pukës ka vënë në pranga një person, pasi ka dhunuar një 41-vjeçare në shtëpinë e saj.

Policia bën me dije se shtetësja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz është goditur në banesën e saj nga  shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Policia ka bërë shoqërimin e  shtetasit të dyshuar M. N, i  cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili pritet të dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112   i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat