Dy të rinj humbën jetën në një aksident të ndodhur dje në autostradën A 4 drejt Triestes në Itali.
28-vjeçari shqiptar, Arjan Disha dhe 34-vjeçari maroken Jamal Amaadour, të dy rezidentë në provincën e Trevisos ishin në bordin e një Fiat Bravo dhe ishin nisur për në punë.
Makina është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.
Të dy të rinjtë humbën jetën në vend.
Makina drejtohej nga Arjani dhe aksidenti ka qenë aq i rëndë sa mjeti është bërë palë nga makina e tonazhit të rëndë.
Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

