TË FUNDIT

I riu përmetar përfundon në burg, po rrihte të atin

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.XH.

Siç njofton policia, A.Xh është arrestuar në flagrancë teksa po ushtronte dhunë mbi babanë e tij.

“Në Përmet, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Xh., 30 vjeç, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti absurd, ndonëse asnjë lloj arsye moralisht nuk e justifikon gjestin e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat