Gjatë dekorimit të tij si “Qytetar nderi” në Krumë të Hasit, presidenti i Kosovës Hashim Thacci u shpreh se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jenë një shtet i vetëm.
Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë përkushtimin e tij, që ai e quajti jetësor për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës.
Ai shtoi se Lugina do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, pa u prekur Ujmani e Trepça.

