Një shqiptar në Itali u shpall i zhdukur një muaj më parë, por tanimë trupi i pajetë i tij është gjendur.
Bëhet me dije se viktima Dorian Licaj u gjend në një kasolle së bashku me sendet e tij personale dhe telefonin e fikur.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se 31-vjecari është vetëvrarë.
Mendohet se vetëvrasja ka ndodhur më 30 prill, ditën kur edhe ai u shpall i zhdukur.
Ndërkohë, raportohet se kasollja ku u gjet i vdekur Dorian Licaj ndodhet vetëm 1 km larg banesës së tij./real-news.tv

