Të tjera detaje janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sauk.
Bëhet me dije se autori i quajtur Ndue Ndoj, i cili plagosi 27-vjeçarin Ervin Murati, është sulmuar nga tre persona nga Kukësi.
Raportohet se 3 kuksianët kanë tentuar të rrëmbejnë nëninspektorin Ndue Ndoj.
Ata mbanin një armë me vete dhe në momentin e konfrontimit jashtë hotelit, Ndoj ia ka rrëmbyer pistoletën.
Kështu që, ai menjëherë ka plagosur në pjesën e barkut Ervin Muratin./real-news.tv

