Dy shqiptarë përkatësisht të moshës 35 dhe 51 vjeç, kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme automobilistike në Italinë fqinje.
Shpëtim Halili, vetëm 35-vjeç, humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor natën gjatë orëve të para të së dielës në Arezzo të Toskanës. Ai udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet duke, gjetur vdekjen.
Halili, sipas mediave italiane, jetonte prej vitesh në Itali. Ai banonte në Capolona dhe punonte si picier. 35-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një djalë të vogël, 1 vjeç e gjysmë.

Në një tjetër aksident të ndodhur mëngjesin e së dielës në Palamanova të Udines, viktimë mbeti një 51-vjeçar shqiptar.
Viktima u përplas me një kamion, teksa udhëtonin në autostradën A4. Përplasja ishte mjaft e fortë. Pjesa e përparme e automjetit me të cilin udhëtonte shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet publik, përfundoi nën kamion.


