Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qortuar kryeministren Brnabiç në lidhje me deklaratën e saj për shqiptarët e Kosovës.
Ajo tha se ‘shqiptarët janë njerëz mali’, ku shumë aktorë të politikës në Kosovë reaguan në lidhje me deklaratën e kryeministres serbe.
Ndërkohë, edhe Vuçiç ka reaguar duke i ‘tërhequr veshin’ Brnabiçit.
‘Ne duhet ta kuptojmë se çfarë janë interesat tona. Interesat tona nuk duhet të jenë në dërgimin e çfarëdo ofendimeve për shqiptarët, madje as përfaqësuesit e tyre politik, ndonëse për ta mendojmë më të keqen, por duhet të punojmë që t’i tregojmë botës se ne jemi për kompromis, se është e qartë kush nuk e dëshiron kompromisin’, nënvizoi Vuçiç./real-news.tv

