TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Hashim Thaçit: Iki nga politika nëse…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në lidhje me karrierën e tij politike si dhe shqetësimet që vijon të ketë lidhur me të.

Ai është shprehur se sistemi zgjedhor nuk ndryshon atëherë ai do të largohet përfundimisht nga politika.

“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputet. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”, tha Thaçi.

Ai thotë se nuk do t’ua lejojë vetes të jetë pjesë e politikës nëse nuk ndodhin ndryshime kushtetuese, pasi sipas tij vota duhet të jete e qytetarëve.

“Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, përfundoi Thaçi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat