TË FUNDIT

“Motoçikleta”, Policia e Elbasanit vë në pranga 16-vjeçarin

Policia e Elbasanit finalizoi operacionin “Motoçikleta”, ku në pranga përfundoi shtetasi R.P., 16 vjeç, autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një motoçikletë dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ” 28 Nëntori” Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçiklet të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë. 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera, pasi në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje të motoçikletave në qytetin e Elbasanit. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale : një motoçiklet dhe pjesë të ndryshme të motoçikletave”,- njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat