TË FUNDIT

VIDEO/ Parada e shqiptarëve në Nju Jork, kushtuar Çamërisë

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut ka organizuar paradën e radhë, ku kësaj here ia dedikoi Çamërisë.

Drejtori i shoqatës ‘ Rrënjët Shqiptare’, Marko Kepi tha se ata kërkojnë një falje nga Greqia.

“Ne kërkojmë nga Greqia thjesht një falje, nuk duam hakmarrje. Gjithashtu duam që t’i lejojnë viktimat, t’i lejojnë të mbijetuarit të kthehen në shtëpitë e tyre, aty ku janë me shekuj”.

Të pranishën në paradë janë gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema dhe shumë figura të tjera të spikatura.

Ilir Ademi i organizatës Çamëria foli për dëbimet nga trojet tona nga grekët.

“Në vitin 1944 familja jonë u dëbua nga trojet tona amtare për shkak të dhunës që u krye ndaj saj dhe u vendos në Sarandë. Por do të theksoja gjithashtu që edhe gjatë kohës së komunizmit, komuniteti shqiptar i Çamërisë u përndoq për arsye të origjinës së tyre dhe për arsye të atij sistemi, siç e dini edhe ju.”

Rreth 6000 veta ishin të pranishëm në paradë si dhe në Avenunë 6 u ngrit flamuri kuqezi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat