TË FUNDIT

Elbasan, kanosin me sende të forta një person, përplasje me policinë

Dy shtetas me iniciale përkatësisht B.H., 25 vjeç dhe A.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me sende të forta një person me inicialet A.Ll., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë 25 vjeçarin ndërsa kanë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 19 vjeçarin.

25-vjeçari B.H, pasi ka dhunuar A.Ll, është larguar  nga  vendngjarja me mjetin e tij dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës. Gjatë shoqërimit për në Polici, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat