TË FUNDIT

Një orë luftë me zjarrin, shkrumbohet autobusi shqiptar në Athinë

Një autobus turistësh që i përkiste një kompanie shqiptare është shkrumbuar nga flakët në sheshin Karaiskaki të Athinës.

Autobusi bënte udhëtime turistike në Shqipëri, Turqi dhe Bullgari. Pas një ore luftë me zjarrin, tre automjete me 6 zjarrfikës arritën që të shuanin flakët. Autobusi që u shkrumbua plotësisht ishte parkuar jashtë agjencisë së udhëtimit që i përkiste një kompanie shqiptare.

Pronari i autobusit shprehu habinë e tij për këtë ngjarje të rëndë dhe dyshon për një zjarrwvënie të qëllimshme , por megjithatë thotë se nuk kishte marrë ndonjë kërcënim që mund të çonte në këtë ngjarje. Ndërkohë policia greke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat