Çdo ditë shkaktohen aksidente në po të njëjtën rrugë, në po të njëjtin vend. Edhe mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur pranë shkollës Harry Fultz në Tiranë. Një kalimtar është përplasur nga një makinë, e cila sipas dëshmitarëve ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe.
Si pasojë e forcës me të cilën është përplasur, kalimtari ka kaluar në anën tjetër të rrugës në stacionin e autobusit urban.
Ende nuk dihet gjendja e personit të aksidentuar.

