Dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur mbrëmë në kryeqytet.
Njëra prej tyre ka ndodhur në zonën e Don Boskos ndërsa tjetra te Medreseja.
Në Don Bosko mësohet të ketë vdekur një 69-vjeçar, i cili është përplasur nga një makinë.
Ndërkohë, autori është kapur dhe arrestuar.
Sa i takon aksidentit të Medreseja, raportohet të jetë përplasur për vdekje një këmbësore 60 vjeç ku në pranga ra drejtuesi i automjetit që mori përpara gruan./real-news.tv

