Së shpejti mbushen 75-vjet nga gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Shoqata Çamëria ka organizuar një sërë aktivitetesh dhe nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i shoqatës Dritan Sejko lajmëron qytetarët se pelegrinazhi i përvitshëm në Varrezat Monumentale te Kllogjerit dhe marshimi në Qafë Botë këtë vit do të organizohet ditën e shtunë datë 22 qershor.
Njoftimi i Shoqatës Çamëria
Të dashur bashkëpatriotë… Viti 2019 përkon me 75 vjetorin e Gjenocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në këtë kuadër Shoqata Patriotike Çamëria ka organizuar një sërë aktivitetesh në përkujtim të ngjarjeve të ndryshme si dhe për të vlerësuar figura të shquara që kanë dhënë kontributin e tyre për sensibilizimin e çështjes apo në zgjidhjen e saj.
Një pjesë e juaja ka qenë pjesëmarrëse në këto aktivitete dhe një pjese tjetër kanë dhënë edhe kontributin e tyre për organizimin e tyre. Gjej rastin te shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për çdonjërin prej jush. Por moria e këtyre aktiviteteve kulmon me javën e kulturës dhe historisë së Çamërisë. Kalendari e kësaj jave është bërë tashmë publik, por unë po e rikujtoj. Datë 22 qershor ora 18:00, pelegrinazhi në varrezat monumentale të Kllogjerit dhe marshimi në Qafë Botë.
Datë 24 qershor ora 11:00, promovim i ribotimit të librit të autorit Fatos Mero Rrapaj, “Këngë popullore nga Çamëria”, në Akademinë e Shkencave Tiranë. Datë 25 qershor ora 20:00, baleti “O.Taka”, vënë në skenë nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, në sallën e Teatrit Turbina, Tiranë. Datë 26 qershor ora 19:30, homazhe në kujtim të viktimave të Gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, tek Liqeni Artificial, Tiranë.
Datë 27 qershor: Ora 11:00, Muzeu Historik Kombetar, ekspozita, “75 Vjet Genocid, Koha për Çamërinë. Ora 17:00, Prishtinë, Kosovë. Marshimi për Çamërinë Ora 18:00, Akademi Përkujtimore. Teatri Kombëtar, Prishtinë. Ju bëj thirrje të bëheni pjesë në këto aktivitete, të gjithë patriotëve shqipëtarë por në veçanti, shqiptarëve të Çamërisë. Sidomos, doja të theksoja të bëheni pjesë e pelegrinazhit të përvitshëm në Varrezat Monumentale te Kllogjerit dhe Marshimit në Qafë Botë, që këtë vit siç e thashë edhe me lart, do të organizohet ditën e shtunë datë 22 qershor.
Prezenca jonë sa më e madhe do të na tregojë se sa e afërt do të jetë dita e zgjidhjes përfundimtare të çështjes çame. Këmbëngulja, vendosmëria dhe masiviteti na e rrit besimin se dita po afron. Duke ju falënderuar paraprakisht, shpreh bindjen se prezenca jonë ketë vit sidomos në Varrezat e Kllogjerit dhe Qafë Botë, do të jetë si asnjëherë më parë. Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Sot është koha për Çamërinë.

