Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris
Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jenë në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.
Zëdhënësja gjermane nuk ka dhënë sqarime në lidhje me takimin e punës të zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësuesve të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së.
Më parë media kosovare kishte raportuar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte paralajmëruar se nuk do të ketë takim mes palëve në Paris, duke u shprehur se është e qartë kush nuk dëshiron dialog./real-news.tv/

