TË FUNDIT

Nën efektin e alkoolit, merr armën me 35 fishekë dhe bën të pabërën

Një 49-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së Lezhës, për shkak se ka qëlluar në ajër me armë, dhe i janë zbuluar dy armë pa leje, si dhe një granatë dore. A.P, mësohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka qëlluar në ajër.

Njoftimi i policisë;

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.P.,  49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në  oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik  model MP-40  dhe Pushkë model 63), 35 fishekë,si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat