TË FUNDIT

Sheh tmerrin me sy, vëllai i gruas së vrarë vajton të motrën, pamje të rënda

Vëllai i gruas së vrarë pak orë më parë nga burri, ka mbërritur në ambientet e shtëpisë duke bërtitur për fatin e së motrës. Duke ulëritur, vëllai ulej posht duke mbajtur kokën me duar.

Vlorë

Informacion paraprak

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat