TË FUNDIT

Ah ju këput jeta në mes fëmijës së gjorë. Goditja fatale e eskavatorit…

Një 12 vjeçar nga fshati Skivjan në Gjakovë gjeti vdekjen për shkak se u godit nga një eksavator. Fëmija u godit nga mjeti i rëndë ndërsa ishte në lëvizje, rreth orës 19:00 të pasdites së djeshme.

Policia e rajonit të Gjakovës jep detaje rreth kësaj ngjarje të tmerrshme që ndodhi atje.

“Ju informojmë se në ora 19:12 policia në Gjakovë ka marrë informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një eskavatori në lëvizje dhe një këmbësori, fëmije i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës”, ka thënë Lirije Beqiraj për Gazetën Express.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat