TË FUNDIT

Engel në Beograd: Armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohen

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë gjatë një bisede me deputetët serbë, se SHBA-ja dëshiron që dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës ta bëjë sa më të lehtë për të dyja palët.

Eliot Engel, që është edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron për vizitë në Serbi. Ai u takua të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Marinkoviç dhe një grup deputetësh serbë.

Engel tha se të gjitha mosmarrëveshjet dhe armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohet dhe se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të bëhet anëtare të BE-së, dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Deputetët serbë theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shpreson që mesazhet e Eliot Engel në Prishtinë “do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, pritet të vizitojë edhe Luginën e Preshevës. Më pas ai do të qëndrojë në Kosovë ku do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Prishtinë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat